Gati për Mars. Qe kur niset anija e parë!

Mbas 8 vitesh, kompania SpaceX ka me fillue dergimin e njerëzve në Mars.

Perfaqësuesi i saj, Elon Musk, ka thanë se pret që të realizojë nji mision për në Mars më 2024.

Simbas tij misioni do të bahet me nji anije të quejtun ‘Dragoi fluturues 2’, së cilës do t’i duhen 18 muej për me arritë në planetin e kuq.

Musk ka sqarue se kjo anije nuk do të ketë kapacitetin për me u kthy persëri në Tokë.

Tue fol në konferencën ‘Kodi’ në Californi, Musk tha se do të dergojë nji mision në Mars me “Dragoin Fluturues” në vitin 2018.

Anijet do të nisen për në Mars çdo 26 muej.

“Dragoi Fluturues 2” ka nji madhësi të mbrendshme prej 7. 2m gjatësi dhe 3.7m gjerësi, dhe asht në gjendje me mbajtë deri në shtatë njerëz.