Gjendet krahu i avionit të zhdukun “Malasya Airlines MH370”

Nji pjesë e krahut të nji avioni, e gjetun në Mauritius në muejin Maj, tashma asht konfirmue se i përket “Malasya Airlines MH370”, i cili u zhduk nga itinerari mbasi ishte nisë nga Kuala Lumpur drejt Pekinit në vitin 2014.

Avioni kishte 230 pasagjerë në bord dhe hetimet për zhdukjen e mistershme vazhdojnë ende. Kjo asht pjesa e tretë e tij që gjendet dhe për ekspertët ato mund të çojnë në zbulimin e vendndodhjes së tij.

Fragmenti nga krahu i avionit, u zbulue më 10 Maj në nji ishull, në Oqeanin Indian dhe u deshën 2 vjet për me ba ekspertizën e tij të plotë. Ndërsa, 2 pjesët e maparshme të gjetuna dhe të konfirmueme se i përkasin MH370, janë gjetë në ishullin “Reunion” në Qershor të vitit 2015.