Gjermania ban thirrje për m’i ndalue kerret me benzin e naftë deri në 2030’ten

Gjermania nuk asht e knaqun ne mbeshtetjen e inkurajimeve financiare qe drejtojne kah epoka e kerreve pa emetim.

Bundesrati (dhoma e ulet e parlamentit gjerman) e ka kalue nji rezolute qe ban thirrje me i ndalue kerret me emetim t’gaznave deri n’vitin 2030. Deri atehere ka me u dasht me ble automjete me emetim zero, ose elektrik ose kerr qe leviz me derivate me qeliza te hidrogjenit, transmeton Rrokum.TV.

Kjo kerkese nuk ka baze ne ligj, mirepo Bundesrati asht tue kerkue prej Komisionit Europian me implementue ket ndalese n’Unionin Europian. Edhe, kur ka naj tendence prej anes gjermane me i rregullue politikat e UE’s, ka shanca me ndodh me siguri.

Bundesrati po ashtu, kerkon prej UE’s t’i rikqyre politikat tatimore dhe efektin e tyne ne “stimulimin e levizjes pa emetim t’gaznave”, edhe pse kuptimi i ksaj nuk asht aq i qarte. Kjo kishte me perfshi nji nxitje ma t’madhe te tatimeve per me ble kerre me emetim zero.

Por, kjo mundet me perfshi edhe eliminimin e uljes se tatimit per kerret dizell n’shtetet e UE’s. Prodhusit e kerreve tashma jane t’brengosun se standardet e randa t’emetimit kane me i shkatrrue dizellat, tue e hek mundesine me pase nji kerr dizell me cmim t’lire dhe kjo veç ka me pershpejtue deshtimin e tyne./Rrokum.TV.