Gjithmonë në akcion, asnji dështim: Snajperisti britanik që ka vra 47 kamikazë

Gjithmonë në akcion, asnji dështim. Ky asht snajperi britanik që nuk ka dështue në asnji nga objektivat e tij. Ushtaraku ka vra deri tash 47 kamikazë dhe ka mujt me gjuejt deri në largësinë 1.4 km.

Daily Mail i ka kushtue nji artikull snajperit, por pa zbulue emnin e tij, mbasi mundet me ju rrezikue familja.

Tabloidi e përshkruen si nji makineri vrasëse. Ai asht mburoja e 250 trupave britanike të vendosuna në Al Asad, bazë ushtarake e vendosun në Irak, që sulmohet vazhdimisht nga Shteti Islamik.

Snajperi ka nji vend sekret ku qëndron i maskuem tue pritë çdo armik që i afrohet bazës. Deri tash konfirmohet se ai ka heqë qafe 47 kamikazë që kanë tentue me u hedh në erë pranë bazës së tij.

Ka ndodhë ma shumë se njiherë që kamikazët janë infiltrue mes trupave irakiane në tentativë për me ju afrue bazës tue qëllue me murtaja.

Ai thotë: “Na duhet me qenë të parët që qëllojmë dikend që afrohet shumë pranë nesh. Por, askush nuk ka guxue me u afrue”

Baza ushtarake britanike ndërkohë ka në mbrojtje nji tjetër bazë ku qëndrojnë 2 mijë ushtarakë, mes tyne dhe trupa amerikane e daneze.

“Na shohim çdo detaj para se të qëllojmë. Veshjen, ecjen, çka mban në duer, çka përpiqet me nxjerrë nga teshat. Nuk duem me gabue dhe me vra të pafajshëm”, thotë snajperi.