Gjysë milioni njerez te ri japonezë nuk dalin prej shtëpive te veta

Ma shumë se gjysë milion njerëz të ri në Japoni shmangin shoqninë dhe zgjedhin me jetue t’izoluem, kjo simbas nji sondazhi të lëshuem nga qeveria.

Fenomeni, i quejtun “hikikomori”, përcakton njerëzit që kanë qëndrue në shtëpinë e tyne për gjashtë muej ose ma shumë pa shkue në shkollë, punë apo me dalë jashtë me shoqni, transmeton Rrokum.TV nga Independent.

Sondazhi zbuloi se 541,000 njerez të moshave 15 deri 39 vjet ishin tue jetue në izolim.