Google, denohet me 3 miliardë euro

Kompania Google po përballet me nji denim rekord antistrust prej rreth 3 miliardë eurosh, ose 3.4 miliardë dollarë.

Gjoba asht vnue nga Komisioni Europian dhe pritet me u miratue javën e ardhshme. BE-ja e akuzon kompaninë se ka promovue shërbimet e saj tregtare të kërkimit në internet në “kurriz” të shërbimeve rivale.

Rasti asht zvarritun që prej vitit 2010. Diskutimet për kompromis kanë dështue në 6 vitet e fundit.

Gjoba ma e madhe antitrust deri sot ka qenë ajo prej 1.1 miliard euro kundër Intel në vitin 2009.