Google lidh SHBA me Japoninë me kabllo 9 mijë km të gjatë nën ujë

Në vitin 2014, Google ka nisë me shtri kabllo nën ujë nga SHBA për në Japoni për me lidhë internetin në mes të dy vendeve, me nji investim 300 milionë dollarë.

Nën emnin “Faster”, kabllo 9 mijë kilometra e gjatë ka me lidhë Oregon me qytetet bregdetare japoneze, Chiba dhe Mie.

Kjo lidhje ka me qenë e shpejtë 60 terabits në sekondë, që asht rreth 10 milionë herë ma e shpejtë se kabllo standarde.

Google ka bashkëpunue me Global Transit, China Telecom Global, Singtel, China Mobile International dhe KDDI për me ba këtë investim, ndërsa lidhjen e ka ba kompania japoneze NEC.

Me këtë lidhje asht premtue që ka me u përmirësue shpejtësia e internetit në tanë Azinë.