Google me ndryshime të mëdhaja

Në nji përpjekje për të paralajmërue përdoruesit për rreziqet online, shfletuesi Chrome i Google së shpejti ka me i etiketue faqet standarde të internetit të bazueme në HTTP (ato që kërkojnë për fjalëkalime apo numrat e kredit kartës) me nji “i” në adresat URL.

Plani, i vendosun të hyjë në fuqi me Chrome 56 në Kallnor, ka me ndikue në miliona faqe të internetit.