Harrone skanimin e fotove të vjetra!

Kompania izraelite “Photomyne”, i ka mbledhe 2.6 milionë dollarë fonde nga investues të ndryshëm për me vu në zbatim aplikacionin që skanon dhe riparon fotot e vjetra.

Kompania ka rivalë si Unfade, Shoebox dhe Heirloom, por asht e gatshme me i konkurrue për shkak se me aplikacionin e tyne mundeni me skanue shumë faqe albumi për njiherë.

Mbasi skanon fotot, aplikacioni i ndan fotot në kohë reale dhe i rregullon ngjyrat e zbehuna nga koha, dhe ma mbas i mbledh në albumin tuej digjital në internet vetëm për pak minuta.

skanimi1 skanimi2