Hartat e iOS 10 ju kujtojnë gjithmonë se ku keni parkue

Në fund të çdo udhëtimi, hartat e reja të iOS 10 na kujtojnë gjithmonë automatikisht se ku e kemi parkue kerrin. Ky funksion asht i disponueshëm në shumë aplikacione të tjera, por me integrimin në hartat e iOS 10, ky funksion asht automatik dhe nuk kërkon asnji lloj ndërhymje nga ana e përdoruesit.

Praktikisht, hartat e iOS 10 memorizojnë gjithmonë ku kemi parkue kerrin në fund të çdo udhëtimi. Në hartë shënohet vendi i parkimit, dhe kjo ndodhë sa herë udhëtojmë drejt nji vendi që nuk asht shpia jonë, nji tjetër mekanizëm mjaft interesant që funksionon automatikisht.