Hillary Clinton i uron vetes ditëlindjen, plasin hajgaret në rrjetet sociale

Ndoshta e shqetësueme se nuk ka me marrë shumë urime të mira nga të tjerët, kandidatja demokrate për presidente e SHBA’ve, Hillary Clinton vendosi m’i urue vetes nji ditëlindje të lumtun, tue e shpallë veten se ka me qenë presidentja e parë femën.

“Gëzuar ditëlindjen presidentja e ardhshme!{“, lexohet në Twitterin e saj këtë mëngjes. Reagimet e mediave sociale ishin të shpejta nga njerëzit, ku disa e quejtën atë të çuditshme, ndërsa ndjekës të tjerë banë hajgare.

“Hillary Clinton, Ju po i uroni ditëlindjen vetes? E çuditshme!”, shkruen nji nga përdoruesit.

“Ju jeni kaq e çuditshme, që po i uroni vetes ditëlindjen?”, shkruen nji tjetër.

Nji grue e pyeti kandidaten demokrate “A keni me i ble vetes nji dhuratë apo tortë gjithashtu?”.

“Kushdo që asht tue e menaxhue llogarinë tuej të mediave sociale duhet me u largue nga puna menjiherë. Askush nuk dëshiron m’i urue vetes ditëlindjen”, tha nji përdorues tjetër.