HTC 10: I aftë me u matë me ma të mirën e Samsung

HTC-ja, dikur nji kampion në tregun e telefonëve inteligjente, ka çalue vitet e fundit me produkte, të cilat linin për të dëshirue në shumë aspekte. Por, në 10 vjetorin e themelimit të kompanisë, a ja ka arritun HTC me thye tabutë e së kaluemes me HTC 10?

Metal mbrapa, xham përpara

Ndërtimi i pjesës së mbasme të HTC 10 asht ai që mundet me prit nga çdo telefon i rangut të naltë karakterizue nga nji trup alumini me skaje të lëmueme që variojnë nga 3 mm deri në 9 mm trashësi tue dhanë ndjesinë e nji telefoni shumë ma të hollë sesa doket.

Pjesa frontale asht e gjitha e zhytun në xham, e cila përmban nji skaner të shejave të gishtave në fund dhe nji kamer selfie në krye. Ato që mungojnë janë bokset frontale dhe logo HTC prezente në modelet One M7, M8 dhe M9. Skaneri i shejave të gishtave kryen funksionin edhe nji butoni “Home”.

HTC 10 peshon 161 gram dhe asht 9 mm i trashë në pikën ma të thellë tue e ba kështu nji telefon me të vërtetë të randë dhe trashë. Google Nexue 5X dhe Samsung Galaxy S7 kanë nji trashësi prej 7.9 mm dhe peshojnë 136 gram dhe 152 gram respektivisht. Telefoni asht solid dhe i ndërtuem mirë, por që i mungon ajo ndjesia e luksit të One M8.

Ekrani 5.2 inç quad HD LCD asht i pastër dhe i thellë, por i paaftë të matet me ekranin OLED të Galaxy S7-tës.

Specifikat

Ekrani: 5.2 inç full quad HD LCD 564ppi
Procesori: katër bërthamësh Snapdragon 820
RAM-i: 4GB RAM
Memorja e mbrendshme: 32GB + microSD
Sistemi Operativ: Android 6.0 me HTC Sense
Kamera: 12 Ultra Pixel e mbasme dhe 5 megapiksel frontale, që të dyja me stabilizim optik
Konektiviteti: LTE, Wi-Fiac, NFC, Bluetooth 4.2, USB-C dhe GPS
Përmasat: 145.9 x 71.9 x 9 mm
Pesha: 161 gram