Humb nji anije kozmike e Rusisë

Agjencia ruse e Hapsinës njofton se nji anije kozmike me mallna asht djegë në atmosferë pak mbasi asht nisë me mallna që duhej me u dërgue për në Stacionin e Hapsinës Ndërkombëtar.

Agjencia “Roscosmos” ka thanë sot se kontaktet me anijet janë humbë gjashtë minuta mbasi asht nisë.

Anija duhej me arritë në Stacionin e Hapsinës Ndërkombëtare me 3 Dhetor.

“Roscosmos” thotë se anija bartte 2.4 ton naftë, ushqime dhe pajisje. Korrespondenti i AFP’s në Moskë raporton se anija kishte mbrenda saj edhe dhurata për Kshnella për stafin që gjendet në Stacionin e Hapsinës Ndërkombëtare.