Hyni mbrenda “shpisë” ku “jeton” Facebook’u

Kur vjen puna për të kallxue teknologjinë e tyne, kompanitë ma të mëdha globale përgjithësisht kallxohen diskrete, por nuk asht ky rasti i Facebook.

Mark Zuckerberg ka nisë përmes profilit të tij në rrjetin social që ka ngritë vetë, fushatën për të kallxue “të palamet” e rrjetit ma të madh social.

Bahet fjalë për “fermat ku prodhohet gjithçka e Facebook”. Sigurisht, nuk janë ferma në kuptimin tradicional të fjalës, por hapsina gjigante të mbushuna me servera ku ruhen të dhanat tona.