I dashun iPod, ndoshta nuk ka ma vend për ty!

Kanë kalue 15 vjet nga prezentimi i modelit të parë iPod, nji produkt revolucionar që ka ndryshue përgjithmonë mënyrën e të nguemit muzikë dhe që ka influencue tepër panoramën muzikore dhe teknologjinë. Por, mbas tanë këtynë vjeteve, ndoshta, ka ardhë koha me lanë menjianë nji objekt të tillë.

Nëse jeni të apasionuem mbas teknologjisë prej shumë kohësh, nuk mundet mos me ju ardhë keq kur mendoni që iPod nuk asht ma i domosdoshëm në jetën moderne.

Steve Jobs dhe iPod i parë, asht nji nga historitë ma të bukura të teknologjisë, nji histori që nisi më 23 Tetor 2001. Por, krejt historitë e kanë nji fund, dhe tash i ka ardhë koha muzikës në streaming.