I ka vetëm 9 vjet, programuesja e re e “Apple”

Anvitha Vijay nga Australia asht vetëm 9 vjet dhe asht programuesja ma e re e “Worldwide Developer Conference”.

Vijav ka krijue nji aplikacion të quejtun “Smartkins animals”.

Ky aplikacion ndihmon femitë me mesue rreth botës së kafshëve tue u argëtue.

Australiania e vogël, asht njohun me “gjuhën” e programimit në moshën 7-vjet, përmes videove mesimore në “Youtube”.

“Apple” asht surprizue nga talenti i 9-vjeçares ndaj dhe e përfshinë në programin e stimulimit të programuesve të rijë, në të cilën shpërndahen 350 bursa.
Edhe numri nji i kompanisë amerikane, Tim Cook asht mahnit nga vajza, i cili thotë se nuk priste që n’mes 120 fituesve të këtyne bursave nën 18 vjet, të ishte edhe nji vogëlushe që nuk ka përfundue ende arsimin fillor.

 

2-apel