Ikonat e reja në Facebook, të rrezikshme!

Policia belge ka paralajmërue qytetarët që mos me i përdor reagimet e reja në “Facebook”, për me mbrojtun privatësinë e tyne.
Në Fror të këtij viti, rrjeti social krijoi gjashtë mënyra të reja për me reague ndaj nji postimi, së bashku me butonin “Like”.

Këto reagime të reja, i lejojnë njerëzit që me i nda ndjenjat e tyne në lidhje me nji postim. Por, policia belge thotë se rrjeti social asht tue i përdor këto reagime si nji mënyrë për me mbledhë informacion në lidhje me njerëzit dhe për me vendos si me reklamue për ta.

Si e tillë, autoritetet i kanë paralajmërue njerëzit që me e shmang përdorimin e këtyne reagimeve në qoftë se ata duen me ruejt privatësinë e tyne.