Instagram ndryshon përgjithmonë

Instagram ka me heqë dorë nga shfaqja kronologjike e postimeve. Renditja ka me u vendosë nga nji algoritëm që ka me i përcaktue postimet “ma të randësishme” të miqve tuej. Me këtë vendim, rrjeti social i fotografive i bashkohet Facebook dhe Twitter, që aplikojnë të njajtën formulë postimi.

Por, ndryshe nga Instagram këto dy rrjete sociale ofrojnë edhe mundësinë që me i pa postimet simbas renditjes kronologjike për tanë ata që nuk duen të heqin dorë prej kësaj metode.

Ndryshimi nuk asht pritë mirë prej përdoruesve të rrjetit social, megjithatë kompania justifikoi këtë tue deklarue se përdoruesve u pshtojnë pa i pa 70 përqind e postimeve të miqve të tyne.