Instagram nuk ndalet, vjen me nji super risi

Pamvarësisht se mori shumë reagime negative për “kopjimin” që Instagrami i bani me “Storie” Snapchatit, rrjeti social Instagram nuk ka në plan me ba asnji kthim mbrapa.

Rrjeti social i kompanisë së Facebook ka ba nji tjetër përditësim. Tash përdoruesit kanë me pasë mundësinë që me pa edhe “Storie” të përdoruesve të tjerë të panjohun, vetëm tue hy në sektorin e “Kërkimeve” (Search).

Kjo faqe zakonisht hap përmbajtje të përdoruesve që ju nuk i ndjekni, ndërsa tash kompania ka vendosë ta plotësojë edhe ma shumë atë.

“Ma shumë se 100 milionë njerëz e vizitojnë ‘Kërkime’ çdo ditë për të zbulue foto dhe video të njerëzve që nuk i ndjekin. Seksioni i ri ‘Storie’ i vendosun mbi ‘Kërkime’ ka me u mbushë me ato që ju jeni të interesuem me i pa, njisoj sikurse edhe në të kaluemen që bahej me fotografitë e videot”, thuhet në nji postim të kompanisë në blogun e vet.

auto_201610191637361111476888155