Instaloni programin e ri ose Facebook ka me ju fshi fotot!

Nëse nuk instaloni aplikacionin ma të ri të rrjetit social “Facebook”, kjo e fundit ka kercënue se ka me fshijë fotot e hedhuna përmes telefonit.

Pra, nëse nuk aktivizoni programin “Moments”, rrjeti social u ka ba të ditun përdoruesve se fotot e përcaktueme si të sinkronizueme privatisht nga telefoni në profilin e tyne online ka me ju fshi.
“Facebook” ka paralajmërue se nëse deri më datën 7 Korrik nuk keni instalue “Moments app”, fotot do të fshihen.

Por për ata të cilët nuk e deshirojnë këtë aplikacion të ri të rrjetit social ekziston gjithmonë mundësia për me i shkarkue këto foto para afatit të fundit.

Simbas zyrtarëve, “Moments app” i lejon përdoruesit me organizue e me shpërnda privatisht fotot përmes telefonit apo edhe të shkarkojnë apo fshijnë fotot e sinkronizueme përmes telefonit.

Ky aplikacion asht lansue në vitin 2015 dhe mund të shkarkohet përmes “Google Play” dhe “Apple’s App Store”.
Sot ai renditet në 100 aplikacionet ma të shkarkueme.