Interneti i çuditshëm në Korenë e Veriut

Pamvarësisht se asht vendi ma i izoluem në botë, interneti egziston në Korenë e Veriut, megjithëse jo në formën që e njeh pjesa ma e madhe e botës.

Në fakt, koreano-veriorët kanë akses në nji rrjet të mbyllun që në gjuhën vendase quhet “Kwangmyong”, që don me thanë “Ylli i shndritshëm” dhe ofrohet pa pagesë për publikun, sigurisht nëse ma parë plotëson kushtet për me pasë atë.

Së pari, që me ble nji kompjuter në vendin komunist duhet me aqplikue ma s’pari për leje te autoritetet vendase dhe nëse leja miratohet, makineria e bleme regjistrohet në polici.

Mbas kalimit të kësaj hallke mundesh me ‘lundrue’ lirisht në “Yllin e shndritshëm”, ku ofrohen vetëm 5500 faqe interneti, shumica e të cilave janë të organeve qeveritare, përfshi këtu agjencinë shtetnore të lajmeve dhe nji transmetim online i televizionit shtetnor KCNA.

Interneti sigurohet nga nji furnizues i vetëm (ISP), që quhet “Star Joint Venture Co.” dhe dy shërbime për postën elektronike, Star Bank dhe Chesin.com.

Interneti në formën që e njohim na asht i rezervuem për nji grusht të vogël njerëzish të udhëheqjes dhe sigurohet përmes Kinës, ku kalon ma parë nji sërë barriera kufizuese. Në total, numri i përdoruesve të internetit korean përllogaritet në pak mijë persona, ndërsa pjesa ma e madhe e popullsisë që tejkalon 22 milionë banorë, as që janë në dijeni për egzistencën e tij.