iOS 10 befason me nji funksion të tij!

iOS 10 vazhdon me befasojë me funksionet e tij. Së fundi testuesit kanë zbulue nji funksion mjaft interesant, por dhe të dobishëm. Nëse te portal Lightning, e cila asht ajo në të cilën ju mbushni baterinë ose lidhni paisje të tjera, ka me u gjetë material i langshëm, sistemi operativ ka me ju njoftue për këtë gja.

Testi asht ba në nji iPhone 6s me iOS 10 Beta 3 dhe siç mund ta kqyrni nga pamjet në krye të artikullit, sistemi ka me ju njoftue nëse te porta asht idenfikue material i langshëm.

Mandej ai ju këshillon që me shkëputë paisjen e lidhun dhe me rilidhë atë mbasi materiali i langshëm të jetë tha.