iOS 9.3.2 ka nji problem serioz

Këtë javë asht lëshue iOS 9.3.2, i cili mbas përditësimit filloi me shkaktue probleme në modele të ndryshme të iPad.

Godon Kelly ka hulumtue këtë problem të Apple për Forbes dhe nxori këtë përfundim:

“Kur pajisjet instaluen iOS 9.3.2 dhe u ristartuen, përdoruesve iu shfaq nji gabim i quejtun “Error 56” që iu thoshte me lidhë pajisjen në iTunes. Problemi asht se tue u lidhë në iTunes nuk bahet asgja, pajisja mbyllet dhe detyrohet me u ristartue për me kthye në gjendjen e njajtë. Siç doket, ky asht nji problem i Hardware”, tha ai.

iPad Pro 9.7 asht prekë ma së shumti nga ky problem se sa iPad Pro 12.7.

Pyetja kryesore asht se ‘a duhet me ba Update’ pajisjen në këtë version? Gordon sugjeron me pritë – edhe pse ky Update nuk ka shkaktue probleme në iPhone.