“iPad Pro” del n’treg me këtë çmim!

ipad-pro-design-auction

Për të gjithë ju që mendoni se “Apple iPad” asht shumë i shtrejtë, tash ka dalë në shitje “iPad Pro” që kushton akoma ma shumë.

Ai kushton plot 15 mijë paund dhe asht n’ankand.

Mediat nderkombëtare shkruejnë se bahet fjalë për nji prodhim të kufizuem të “iPad Pro”, 12.9 ashtu si nuk e keni pa kurrë.

Ai ka ngjyrë të verdhe veshje alumini, dhe nji mbulesë kamoshi “Smart Cover”, ngjyrë e kaltër.

Gjithashtu ka edhe nji çantë me lekurë viçi që perfshinë edhe “Apple Pencil”.

Shefi i dizajnit në kompaninë “Apple”, Jony Ive krijoi këtë “iPad” ekskluziv për shitjet e 28 Prillit në ankandin “Phillips” në qendër të Londrës.