Iphone 7 ka me heqë problemin ma të madh që kanë pasë përdoruesit e iPhone

Megjithëse iPhone 7 me shumë mundësi nuk ka me pasë nji pamje shumë ndryshe nga modeli aktual, nji risi interesante ka rrjedhë nga disa imazhe të publikueme në internet orët e fundit.

Ky imazh shfaq panelin frontal të iPhone 7, me nji buton Home të integrueme në ekran dhe jo ma fizik.

Praktikisht, nuk bahet fjalë për nji buton fizik, por për nji buton touch-sensitive të ndjeshëm ndaj prekjes.

Ky mundet me qenë kalimi i parë drejt zhdukjes së butonit Home fizik, që pritej me ndodhë në vitin 2017.

no-home-button-iphone-7-970-80