iPhone 7 ka me montue chip’in Qualcomm X12 për lidhjen me rrjetin Internet

Nji element mjaft i randësishëm në iDevice, asht edhe modem’i, i cili lejon lidhjen me rrjetin Internet. Për me i ofrue përdoruesit shpejtësinë maksimale në transferimin e të dhanave, Apple po mendon me integrue modem’in e prodhuem nga kompania Qualcomm, e cila sjell në treg verisonin X12.

Qualcomm ka mbi 3 vjet që prodhon chip’at modem për iDevice.

Simbas ekspertëve, Apple po mendon me u shkëputë nga Qualcomm për me u afrue me kompaninë Intel, përsa i përket chip’it modem, por prezentimi i X12 i ka bindë drejtuesit e saj që me konsiderue këtë version edhe në iPhone 7, sepse Qualcomm X12 ofron maksimumin e shpjetësisë së ofrueme nga kompanitë telefonike, e cila aktualisht asht teknologjia 4G+. Kujtomë gjithashtu se, Apple bashkëpunon me Qualcomm prej nji interval kohor mbi 3 vjeçar.

600 Mbps në shkarkim dhe 150 Mbps në ngarkimin e të dhanave

X12 nuk ka limite, dhe nëse kompania telefonike ju jep mundësinë, ju mundeni me shkarkue me 600 Mbps në sekond dhe me ngrakue file në rrjet me shpejtësinë 150 Mbps. Këto vlera në fakt, janë teorike, sepse aktualisht asnji kompani në botë nuk e ofron realisht këtë shpejtësi interneti, por pritet që në të ardhmen këto vlera me qenë reale.