iPhone 7 ka me qenë ma i vogël se iPhone 6s!

Simbas disa projekteve të iPhone 7 të publikueme gjatë këtyne ditëve, doket se modeli i ardhshëm ka me qenë pak ma i vogël se iPhone 6s, por ma i gjanë. Informacionet që rrjedhin nga këto specifika folin për nji iPhone 7 të gjanë 7.15mm, ndryshe nga iPhone 6s, i cili asht i gjanë 7.1mm.

Por, përmasat duhet me qenë ma të vogla për modelin e ardhshëm (iPhone 6s: 67,1mm x 138,3mm; iPhone 7: 67,06mm x 138,29mm). Nga diagrami në foto vihet re edhe mungesa e portës jack të dëgjueseve, për të cilën asht folë shumë kohët e fundit.