iPhone 7: Mungon nji pjesë e randësishme!

Apple duhet me qenë kompania ma e çuditshme. Pak ditë mungojnë per me dalë në treg iPhone 7, dhe publikimi i nji detaji i ka ba njerëzit të nervozohen me prodhuesit.

iPhone 7 nuk ka me pasë vend për kufje. Dhe kjo, natyrisht, nënkupton kosto të reja për ata që dojne me pasë këtë iPhone dhe me ngue muzikë me te.

Fotot e publikueme në mënyrë pirate të iPhone’it të ri kallxojnë se ky model nuk e ka birën 3-milimetërshe për me lidhë telefonin me kufje. Kjo domethanë se Apple e ka ndërmend me shitë nji tjetër produkt, përveç telefonit.

Nëse doni me ngue muzikë, me folë apo me kqyrë video në ambiente publike me iPhone 7, duhet patjetër me i ble kufjet Wireless të Apple.