Iphone 7 veç që s’ka dalë. Krejt këto duhet me i ditë për këtë telefon

Modeli ma i ri i serisë së iPhone pritet me dalë në Shtator dhe me sjellë shumë risi në treg që nga mbushja e baterisë me valë, te materiali i ri dhe ndegjueset me Bluetooth.

Këto gjana duheni me i ditë para se me dalë iPhone 7, transmeton Rrokum.TV.

Mundet mos me u quejtë iPhone 7

Nji web lajmesh në Japoni pretendojnë se iPhone 7 ka me qenë në fakt nji anëtar i ri i familjes iPhone 6 në vend të nji gjenerate të re si për shembull 7-a.

Ka me i pasë dy modele

Modeli standard me ekran 4.7 inç, si dhe modeli plus me ekran 5.5 inç.

Ka me i ngja shumë iPhone 6/6s

iPhone ka me qenë thuejse identik me iPhone 6 dhe 6s dhe ka me qenë pjesë e familje së iPhone 6.

Apple mundet me ofrue nji ngjyrë të re

Nji opcion i ri ngjyre mund me qenë pjesë e iPhone të ri. Nji e kaltër e errët që ka pamje fantastike asht tërheqja e re e synit të publikut.

Mundet me i pasë dy kamera ballore

Egziston projekti i dy kamerave ballore në iPhone ma të fundit, por ato munden me qenë ekskluzive për modelin plus.

Ka me qenë ma i trashë se iPhone 6s

iPhone Plus ka me qenë 7.3 mm, ndërsa iPhone 6s dhe 6s Plus janë 6.9 mm dhe 7.1 mm.

Kamera ka me dalë jashtë trupit

Apple ka me përdorë nji modul ma të hollë të kamerës që ka me lejue atë mos me pasë probleme me kapakun.

Nuk ka me u përba nga nji material

Tana modelet iPhone 5, 5s, 6 dhe 6s kanë trup alumini. Por, iPhone 7 mundet me u ba nga nji material i ndryshëm.

Ka me i mbijetue ranies në ujë

Shiritat e bardhë nuk kanë me qenë aq të dokshëm

 

Nuk ka me pasë vend për ndëgjuese

Mundet me i pasë dy altoparlantë

Mundet me u mbushë me Wi-Fi

Mundet mos me pasë butonin “Home”