iPhone 7 vjen me 5 ngjyra

Më 7 Shtator, Apple pritet të prezentojnë telefonin e saj të radhës, iPhone 7. Përveç risive sa i përket parametrave, gjiganti i teknologjisë përflitet se ka me sjellë larmi ngjyrash. Simbas zanave që qarkullojnë në portalet mbi teknologjinë, iPhone i ri ka me ardhë në pesë ngjyra të ndryshme.

E përditshmja britanike “Mirror” shkruen se iPhone 7 ka me pasë gjithashtu përmirësime sa i përket kameras, tue e ba edhe ma të pëlqyem për të gjithë ata që janë të apasionuem mbas fotografisë.

Ai ka me i pasë 4 drita LED Flash, dy ma shumë nga iPhone 6s.