iPhone 7 vjen me ndryshime të mëdha

Thashethemet për iPhone 7 vazhdojnë, dhe këtë javë fotot e zbulueme sugjerojnë se iPhone i ri do të vijë me ndryshime të mëdha.

Faqja ‘Nowhereelse.fr’, e cila asht e njoftun për zbulimet ma të reja të Iphone, ka postu fotografi ku shihen veçoritë e mahnitshme të iPhone 7.

Ky model i ri pritet të ketë lens ma të madh të kamerës dhe nji mungesë të ‘vijës së antenës’ i cili ishte i pranishëm në modelet e kalueme.

Vrima ma e madhe e kamerës asht shejë e nji përmirësimi serioz në kamerën e iPhone, nji gja për të cilën asht supozu se do të jetë risi në lancimin e iPhone 7 në Shtator.