Iphone 8 ka me ba zgjidhjen e shumëpritun?

Së shpejti nuk keni me pasë nevojë që me i përdorë mbushësit tradicionalë me kabëll për me ‘ushqye’ iPhone’n tuej.

“Foxconn”, nji kompani kineze që furnizon me pjesë iPhone, raportohet se asht tue testue nji modul për mbushje me wireless për iPhone 8, i cili ka me u lansue vitin e ardhshëm.

Kjo nuk asht hera e parë që raportohet se iPhone 8 ka me mujt me u mbushë përmes wirelessit, mbasi edhe në Kallnor nji raport i “Bloomberg” thoshte se Apple asht fokusue në teknologjinë e mbushjes me wireless.