iPhone 8 ka me pasë nji pamje krejtësisht ndryshe

Derisa iPhone i ardhshëm i Apple pritet të bahet publik në Shtator të vitit të ardhshëm, zanat rreth tij për dizajnin, materialin e të tjerë vazhdojnë të shtohen. Analisti i KGI Securities, Ming- Chi Kuo thotë se ai a me qenë vetëm prej xhami dhe çeliku.

Me rastin e dhetë vjetorit të iPhone të parë, kompania kaliforniane po kujdeset mjaft për serinë e ardhshme. Simbas Kuo, iPhone ka me qenë çelik inoksi dhe jo ma alumin, ndoshta kjo vetëm për versionin ma të kushtueshëm të pajisjes me nji memorie prej 128 GB.

Tana modelet kanë me pasë mbështjellje xhami pa kande. Por zana të tjerë thonë se ka me pasë nji ridizajnim të tij me ekran Oled dhe ndoshta dhe skanim të synit.