iPhone 8, me ekran të lakuem me 2017

ekraniphone

Apple ende nuk ka prezentu iPhone 7, por duket se po projekton modelin pasardhës iPhone 8 i cili pritet të dalë në treg në vitin 2017.

Simbas nji letër-kerkesë për investitorët të siguruem nga “AppleInsider”, Apple po planifikon të prezentojë nji supertelefon me 2017 me ekran të lakuem AMOLED me madhësi 5.8-inç.

Pritet që dizajni i ri i iPhon të jetë i ngjashëm me iPhone 4/4S me panele të lakueme përpara dhe në shpinë.

Gjenerata e ardhshme e iPhon pritet të ketë teknologjinë për mbushje të baterisë pa kabllo dhe teknologjinë e re për njohje biometrike si skaneri i fytyrës dhe i syve.

Javën e kalueme Apple lansoi iPhone SE me ekran 4-inç, që ka trup të njajtë me iPhone 5, por me specifika të iPhone 6S.