iPhone drejt fundit

Mediat raportojnë Apple ka me vazhdue uljen e prodhimit të iPhonëve deri në fund të muejit Qershor, shkaku i shitjeve të dobëta.

Gazeta e përditshme “Nikkei” pohon se Apple i ka njoftue tane sektorët për planin e uljes së prodhimit.

Kjo gazetë gjatë muejit Kallnor kishte raportue se gjiganti amerikan e ka ndale për 30% prodhimin e iPhone 6s dhe 6s Plus, por pritej që prodhimi me iu kthye gjendjes normale gjatë pranverës.

Simbas “Nikkei”, nuk e ka ndërmend me prodhue iPhone SE.

Apple i ka paralajmërue furnizuesit në Japoni dhe në shtetet tjera me i shite vetëm telefonat që u kanë mbete, thuhej në raportin e “Nikkei”.

Kjo gazetë nuk ka marrë ndonji koment nga Apple.