iPhone SE dhe iPad Pro dalin n’treg

iPhonin e ri SE dhe iPad Pro tashma për të gjithë adhuruesit gjenden në tregjet e të gjithë botës.
Kujtojmë se iPhone i ri SE vjen me nji ekran 4 inch i cili ka rezolucionin 1136 x 640 pixel e procesorin A9 i cili përdoret edhe në iPhone 6S.

Smartfoni ka 2GB RAM, ndërsa si memorie të mbrendshme mund të zgjidhet nga blemësit, 16 GB apo 64GB.

Kamerën nga para e ka vetëm 1.2 megapixel ndërsa ata mbrapa 12 megapixel me të cilën mund të incizohet video me rezolucion Ultra HD 4K.

iPad Pro ka nji ekran 9.7 inch me rezolucion 2048 x 1536 pixel, ndërsa ka procesorin A9X, dhe ka 2GB RAM.

Për hapësinë në memorie ka tri zgjidhje, atë 32 GB, 128 GB apo 256GB, kamerën nga para 5 megapixel ndërsa nga mbrapa 12 megapixel, me të cilën po ashtu mund të incizohet video 4K.

Çmimi i iPhone të ri 5SE asht 399 dollarë për atë 16GB memorie të mbrendshme, ndërsa për 32GB 499 dollarë, ndërkohë që çmimi i iPad Pro fillon nga 599 dollarë dhe shkon deri në 1029 dollarë për atë me 256 GB memorie të mbrendshme.