iPhone tash e tutje ka me nda ekskluzivitetin!

iphone

Apple ka humb nji luftë të gjatë gjyqësore me nji kompani kineze, dhe tash do t’i duhet me nda emnin me atë.

Xintong Tiandi Technology, asht nji kompani prodhuese e byzylykëve, kasave për telefona dhe produkte të tjera lekure.

Ata kerkuen përdorimin e emnit “iPhone” në vitin 2010, ndërkohë që Apple e kishte kerkue këtë gja që në vitin 2002.

Firma kineze asht e regjistrueme me emnin “iPhone” dhe simbolin “R”.

Vetë Apple e çoi çashtjen në gjykatë në vitin 2012, por tue qenë se gjykata ja hodhi poshtë pretendimin, padia u zhvendos në Gjykatën e Nivelit të Naltë.

Por kjo e fundit argumentoi me faktin që kompania amerikane nuk mund të provonte popullaritetin e saj në Kinë, tue qenë se kompania vendase e kishte ba këtë gja para saj.

Kështu që përfundimisht, gjigandit të teknologjisë do t’i duhet me nda ekskluzivitetin./BBC/