Irani pretendon me krijue internetin e vet të mbrendshëm

Irani planifikon që mbrenda vitit të ardhshëm të heqë dorë nga interneti ndërkombëtar dhe të shfrytëzojë nji rrjet të mbrendshëm dhe të shkëputun nga pjesa tjetër e botës.

Ministria e Komunikacionit, Teknologjisë dhe Informacionit njoftoi se asht në fazën e fundit të ngritjes së sistemit të mbrendshëm, i cili thotë se ka me ofrue internet me shpejtësi ma të madhe përkundrejt nji kosto shumë herë ma të vogël.

Ideja për ngritjen e nji sistemi të mbyllun interneti në vend lindi në vitin 2010. Një vit mbasi iranianët protestonin kundër presidentit të atyne ditëve, Mahmoud Ahmadinejad dhe rrjetet sociale ishin mjetet e përdoruna ma fort për tubimet.