ISIS kercenon shefat e Facebook e Twitter

Nji grup i hakerave kompjuterikë, pro Shtetit Islamik (IS), i cili njihet si Bijtë e Ushtrisë së Kalifatit, ka kërcënu shefat egzekutivë të rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter për shkak të fshimjes së llogarive të mbështetësve të IS.

SITE, nji grup për sigurinë kibernetike, që monitoron ekstremizmin n’internet, ka thanë se kercënimet janë ba në nji video 25-minutëshe online, e cila tregon fotografitë e Mark Zuckerbergut nga Facebook dhe të Jack Dorseyt nga Twitter, të mbulueme me vrima plumbash.

Videoja perfshin nji mesazh për Zuckerbergun dhe Dorseyn:

“Ju nuk jeni në ligën tonë. Nëse ju mbyllni nji llogari, na do t’ju marrim dhetë dhe së shpejti, emnat tuej do të fshihen”.