Jailbreak për iOS 9.3.2 direkt nga Safari. Kqyreni qysh!

Kush nga ju e mban mend JailbreakMe.com? Programi ma i dashun për të gjithë besnikët e jailbreak, i cili na lejonte me instalue Cydia dhe me ba jailbreak direkt nga shfletuesi Safari, pa pasë nevojë për nji kompjuter. Tani me sa doket edhe Jailbreak për iOS 9.3.2 mundet me u krye në këtë mënyrë!

Hacker’i italian Luca Todesco ka publikue në Youtube nji video ku shfaqet Jailbreak dhe instalimi i Cydia në iOS 9.3.2 direkt nga Safari. Por, si gjithmonë, doket se hacker’i italian nuk ka ndërmend me lëshue ate publikisht tue preferue që me i ruejtë për “kërkimet e tij” të gjitha exploit-et e zbulueme për iOS 9.3.2.