Japonia i jep Shqipnisë ‘Toyota’ të 2016’tes!

Qeveria japoneze i dhuroi qeverisë shqiptare 129 kerre të prodhimit ma të fundit japonez (Toyota, prodhim i vitit 2016).

Tue  falënderue Japoninë, qeveria shqiptare thotë se kjo dhuratë u mundësue nëpërmjet akordimit të nji granti prej 500 milionë YEN, ose 4 milionë USD për qeverinë shqiptare, i cili u miratue nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe me shkëmbim notash më 29 Korrik 2015.

“Qëllimi i kësaj dhurate gjeneroze asht zvogëlimi i ndotjes mjedisore dhe reduktimi i gaznave që shkaktojnë efektin serrë (GHG) nëpërmjet promovimit të kerreve të gjeneratës së ardhshme miqësore ndaj mjedisit. Këto kerre kanë me shërbye në nxitjen e ndërgjegjësimit të institucioneve shtetnore dhe publikut për përisimin e cilësisë dhe perfomancës mjedisore.

Kerret kanë me shfrytëzue për përdorim publik në përputhje me nevojat e sektorit publik për mjete transporti.

Projekti ka me ndikue në përmisimin e shërbimeve publike, optimizimin e shërbimeve mbështetëse administrative për institucionet qeveritare, rritjen e mobilitetit të institucioneve monitoruese dhe zbatimin e planeve të veprimit për rehabilitimin e zonave të damtueme mjedisore, rritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e mjedisit, si dhe reduktimin e ndotjes së ajrit”, – ban të ditun qeveria shqiptare.