Japonia rrezikohet nga shpërthimi i nji vullkani gjigant

Mbrenda tre dekadave të ardhshme Japonia rrezikohet seriozisht nga nji shpërthim gjigant i vullkanit Sakurajima, i ndodhun vetëm pak kilometra larg Kagoshimas, nji qytet me mbi gjysë milionë banorë.

Alarmi asht dhanë nga shkencëtarët japonezë që kanë skanue kraterin e vullkanit. Simbas tyne, Sakurajima po grumbullon nën tokë llavë me shpejtësi dhe asht çashtje kohe që ajo të shpërthejë me furi në sipërfaqe.

Ajo që e ban edhe ma alarmante situatën dhe ndërmarrjen e masave nga ana e autoriteteve, që të mos gjenden të papregadituna, simbas grupit të studiuesve, asht se në rast të nji shpërthimi të fuqishëm vullkani rrezikon seriozisht që të prekë edhe centralin bërthamor të Sendait, që ndodhet vetëm 49 kilometra larg tij.

Shpërthimi i fundit vdekjeprus i Sakurajimas daton në vitin 1914 dhe simbas të dhanave të asaj kohe kanë gjetë vdekjen 58 persona në nji zonë që ishte pak e popullueme. Vullkani asht prej vitesh nën vëzhgimin e imtë të autoriteteve dhe studiuesve dhe thuejse çdo vit regjistrohet ndonji shpërthim i vogël.