Ju ka ra telefoni në ujë? Mos u tutni

Mos u shqetësoni nëse telefoni ju bjen n’ujë, mbasi tashma falë nji pajisje të quejtun “Redux” nuk ka me pasë ma asnji pasojë.

Ky asht nji produkt që ka m’i dhanë jetë telefonit tuej edhe nga damet ma serioze nga uji.

“Mund të hiqni krejt ujin nga aparati, në rastet kur telefoni ka ra n’ujë, dhe ka nji kosto shumë të ulët. Në këtë mënyrë nuk keni nevojë me ble nji telefon të ri ”, thotë Reuben Zielinski, themelues i Redux.

Qysh funksionon Redux?
Ajo vepron si nji dhomë vakumi dhe avullon të gjithë lagështinën në telefonin tuej. Në ma pak se nji orë telefoni juej fillon të punë sërish. “Na kemi 400 mijë anëtarë në programin tonë dhe kemi ba 15 mijë eksperimente”, vijon Zielinski.