Ju prezentojmë modelin ma të ri të Samsung

Samsung e ka prezentue modelin ma të ri të telefonit, i cili asht ma i lirë se tana modelet tjera.

Samsung Galaxy J1 Mini tashma ka debutue në Filipine.

Samsung Galaxy J1 Mini vjen me nji ekran prej 4 inch, me nji rezolucion prej 800 x 400 piksell, procesorin quad core 1.2GHz, 768MB RAM dhe 8 GB hapësinë të mbrendshme, portin microSD, e cila e zgjanon hapësinën deri në 128 GB.

Për përdorim, Galaxy J1 Mini ka mundësi zgjedhje për 1 ose 2 SIM kartela.

Ka bateri me 1500 mAh dhe Android 5.1 Lollipop.