Ju prezentojmë Toyota 86 Shooting Brake

Toyota 86 Shooting Brake asht nji koncept me tri dyer coupe, veture e cila ka nji stil sportiv.

Ky asht nji koncept plotësisht funksional, simbas shefit të projektimit të Toyota Australisë, Nicolas Hogios, ku thotë se nji GT 86 asht në gjendje me mbajtë biciklet, surfboards, etj.

Ndërtuesit e këtij modeli janë të befasuem, ju pëlqen koncepti, modeli asht nji veture funksionale që asht testue në bazat provuese të Toyota.

Ky model s’asht i destinuem për prodhimin, edhe pse Toyota don me pa reagimin e publikut mbas provimit të vetures.