Ka dalë versioni beta publik i iOS 9.3.3

Apple ka lëshue versionin e parë beta publik të iOS 9.3.3, që mundet me u shkarkue nga të gjithë përdoruesit e regjistruem në programin beta testing që asht falas për të gjithë.

Nuk ka ndonji funksion të ri, tue qenë se ky version korrigjon disa “bug” për sigurinë dhe përmirëson performancën në përgjithësi.

Apple ka lëshue edhe nji firmware të ri për AirPort Express, AirPort Extreme e Time Capsule, që korrigjon disa probleme me lidhjen në rrjet.