Këllëfi për iPhone që ju mbron nga spiunimi

Edward Snowden, ka realizue nji koncept, i cili përfaqëson nji këllëf për iPhone dhe mundet me parandalue spiunazhin shtetnor.

Telefonat, të cilët janë nji ndër paisje ma të vyeme ditëve të sotme, njikohësisht janë edhe përgjuesi perfekt shkruente Snowden në nji publikim online në pronësi të tij.

Autoritetet shtetnore janë të afta të monitorojnë vendodhjen e përdoruesve përmes sinjaleve radio të telefonave dhe kjo vendos në rrezik gazetarët, aktivistët dhe grupet e kërkimit të të drejtave, shkruente ai.

Snowden, së bashku me hacker’in Andrew Huang prezentuen nji zgjidhje të mundshme të situatës. Quhet “motori i analizës së vetvetes” dhe asht dizajnue për me paralajmërue përdoruesin kur sinjalet radio të telefonit janë aktive.