Keni llogari në Yahoo? Vjen nji lajm i keq!

Kompania Yahoo ka deklarue se të paktën 500 milionë llogari të përdoruesve janë vjedhë, tue e cilësue këtë si nji nga shkeljet ma të mëdha kibernetike të ndodhuna ndonjiherë.

Kompania dyshon se nji “aktor i sponsorizuem nga shteti” qëndronte mbas shkeljes me të dhanat, që don me thanë se nji individ vepron në emën të nji qeverie.

Kjo shkelje thuhet se ka ndodhë në fund të vitit 2014.

“Informacioni i llogarisë mund të ketë përfshi emnat, adresat e e-mail-it, numrat e telefonit, datat e lindjes, fjalëkalimet (shumica me bcrypt) dhe në disa raste çashtjet e sigurisë të kodueme ose të pakodueme dhe përgjigjet,” tha Yahoo në nji deklaratë.

Yahoo u kërkon përdoruesve të ndryshojnë fjalëkalimin (password) dhe pyetjet e sigurisë, për të shqyrtue llogaritë e tyne dhe aktivitetin e dyshimtë.