Keni me u befasue me këtë lajm nga Korea e Veriut

Interneti asht plot me lajme dhe komente për Korenë e Veriut, që nga testet e saj bërthamore e deri te spekulimet për shneten e liderit Kim Jong Un. Por, vetë kontributi i vendit komunist për rrjetin botnor asht shumë i vogël mbasi raportohet se Korea e Veriut ka veç 28 faqe interneti të regjistrueme.

Ky numër asht zbulue nga inxhinieri amerikan Matt Bryant, i cili i dërgonte vazhdimisht nji kërkesë automatike serverit kryesor të Koresë së Veriut për akses në tana faqet e internetit në këtë vend. Normalisht, serveri asht konfigurue për të refuzue kërkesa të tilla, por doket se ka gabue tue zbulue listën me 28 emna faqesh me domeinin “.kp”.

Shumë prej këtyne faqeve i përkasin organizatave zyrtare si Komiteti për Marrëdhanie Kulturore apo agjencia detare, si dhe mediave shtetnore si gazeta “Rodong Sinmun”, organi i shtypit i partisë qeverisëse të punëtorëve.

Aktivitetet e liderit Kim Jong Un janë gjithnji të pranishme në faqet e internetit në Korenë e Veriut, krahas lajmeve për rritjen e krimeve që kanë lidhje me drogën mes të rijve te fqijët jugorë.