Kërçova ka fillue prodhimin e “airbags” për BMW, Porche, Toyota, Jaguar, Volkswagen, Skoda

Në zonën teknologjike-industriale të Kërçovës ka fillue sot me punë fabrika për prodhimin e jastëkave të ajrit, që njihen si ‘airbags’, për marka të njohuna të veturave.

Ky investim asht ba nga kompania amerikane “Key Safety Systems”.

Vendi prodhues ka hapësinë prej 13.600 metër katrorë, ku numri i të punësuemve prej 230 duhet me arritë në 1000, njoftojnë mediat në Maqedoni.

Menaxhmenti i kompanisë paralajmëroi prodhimin e rreth 3 milionë jastëka për këtë vit, që domethanë 6 milionë për vitin 2017, kurse prodhimi i parë asht destinue për prodhuesit me renome të automobilave si: Skoda, Volkswagen, Toyota, BMW, Porche dhe Jaguar.